Ja me kë do të përballet Manchester City në xhiron e fundit

Futboll

Ja me kë do të përballet Manchester City në xhiron e fundit

Më: 6 maj 2019 Në ora: 23:07
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Manchester Cityt nuk po gabon në Premierligë.

Lojtarët e Pep Guardiolas kanë shënuar fitore ndaj Leicester Cityt me rezultatin minimal 1-0, por që ishte i mjaftueshëm për tre pikët më të rëndësishme të sezonit në Premierligë.

Golin e vetëm në këtë duel e ka shënuar qendër mbrojtësi dhe kapiteni i Citizens, Vincent Kompany.

Tashmë, Manchester City është në pozitën e parë në tabelë me 95 pikë – një më shumë se Liverpooli – derisa ka mbetur vetëm edhe një xhiro deri në fundin e kampionatit anglez.

Manchester City do të luajë ndeshjen e fundit jashtë shtëpisë – pasi do të ketë punë me skuadrën e Brightonit, që ka siguruar qëndrimin në elitë edhe edicionin e ardhshëm.

Ndeshja mes Manchester City dhe Brighton zhvillohet të dielën me fillim nga ora 16:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat