Guardiola e zbulon çfarë mendoi në momentin kur Kompany e goditi topin

Futboll

Guardiola e zbulon çfarë mendoi në momentin kur Kompany e goditi topin

Më: 7 maj 2019 Në ora: 00:24
Pep Guardiola

Pep Guardiola ka komentuar fitoren e Manchester Cityt (1:0), si dhe golin spektakolar të Vincent Kompanys.

Ishte kapiteni i Cityt ai i cili doli të ishte heroi në takimin me Leicesterin, me golin e fitores të shënuar në minutën e 70-të.

Belgu 33-vjeçar e çoi topin në cepin e rrjetës, derisa goli i tij ka bërë që City tani të jetë 90 minuta larg titullit.

Guardiola pas ndeshejs tha se ishte një “performancë e pabesueshme”, dhe se do të pijë një birrë me Kompanyn për të vendosur për të ardhmen e këtij të fundit.

Trajneri spanjoll po ashtu ritheksoi se Liverpooli po luan pa presion, pasi asgjë nuk është në dorën e tyre.

“Liverpooli mund të luajë pa presion, nuk është në duart e tyre, është e lehtë të luash ashtu. Ne e kemi presionin!”, tha Guardiola.

Ai po ashtu e zbuloi se çka mendoi në momentin kur Kompany e goditi topin.

“Mendova ‘mos gjuaj’. Ai u tregua i mençur. Nuk i dëgjoi mendimet e mija”, tha Guardiola. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat