Mungesa e Salah dhe Firminos, Suarez i 'frikësohet' Shaqirit

Futboll

Mungesa e Salah dhe Firminos, Suarez i 'frikësohet' Shaqirit

Më: 7 maj 2019 Në ora: 07:49
Shaqiri, Suarez

Liverpooli do ta zhvillojë nesër gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kampionëve përballë Barcelonës.

Ndeshja e parë në "Camp Nou" përfundoi 3:0 për katalunasit, ndërsa nesër në "Anfield", Liverpooli shpreson në mrekulli.

Gjatë ditës së sotme u konfirmua se Mohamed Salah dhe Roberto Firmino do t'i mungojnë Liverpoolit për ndeshjen e nesërme.

Këto mungesa masive i ka komentuar edhe sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, i cili shënoi një gol në fitoren e javës së kaluar.

"Salah është shumë i rëndësishëm, ai ishte njëri prej tre më të mirëve në botë së fundmi", tha fillimisht sulmuesi uruguajan.

Megjithatë, ish-futbollisti i Liverpoolit potencoi faktin se ish-skuadra e tij ka në dispozicion edhe futbollistë si Xherdan Shaqiri dhe Daniel Sturridge.

"Liverpooli ka Xherdan Shaqirin dhe Daniel Sturridgen. Ata mund ta bëjnë diferencën nesër", shtoi Suarez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat