Batatina përgatitë skemën që prej 20 metrave t’i shënojnë Prishtinës!?

Futboll

Batatina përgatitë skemën që prej 20 metrave t’i shënojnë Prishtinës!?

Nga: Kemajl Goca Më: 7 maj 2019 Në ora: 12:47
Batatina përgatitë skemën prej 20 metrave t’i shënojnë Prishtinës!?

Të shtunën e fundjavës përkatësisht me 11 maj (16.00) zhvillohet derbi i madh në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, mes dy pretendentëve kryesorë për titullin e kampionit Prishtinës dhe Llapit.
Ajo skuadër që gabon pothuajse i ka gjasat minimale për titullin e kampionit. Futbollistët e Prishtinës dhe të Llapit nga Podujeva, janë duke u përgatitur për sfidën e madhe. 
Merret vesh se kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, po i përgatitë dy futbollistë që t’i shënojnë befasisht nga 20-25 metra Prishtinës. 
Një skemë interesante nëse është ashtu siç raportohet nga burimet jozyrtare! Feronikeli nga Drenasi udhëheq me 71 pikë, ka dy më shumë se Llapi dhe Prishtina që kanë nga 69 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat