Suarez: Nuk festoj nëse shënoj në Anfield

Futboll

Suarez: Nuk festoj nëse shënoj në Anfield

Më: 7 maj 2019 Në ora: 13:32
Suarez

Sulmuesi uruguaian rikthehet në stadiumin ku ishte një idhull për shumë vite nga tifozët e Liverpoolit.

Luis Suarez kthehet në Anfield por këtë herë si kundërshtar dhe ndoshta pritja për të nuk do të jetë aq e ngrohtë, pasi goli i festuar ë Barcelonë dhe grindjet me disa lojtarë të Liverpoolit nuk u kanë pëlqyer tifozëve.

Megjithatë, sulmuesi uruguaian pret që tifozët ta duartrokasin, të paktën shumica e tyre.

“Për atë që i kam dhe këtij klubi, mendoj se shumica e tifozëve do më duartrokasin. Kush ndihet mirë nëse më fishkëllen, nuk ka problem. Unë i jam mirënjohës këtij klubi, mendoj se kam dhënë kontribut për ta kthyer në Ligën e Kampionëve dhe kam kujtime të shkëlqyera këtu”, deklaroi ai.

“Këtu ka lindur një nga fëmijët e mi, aty ka shkelur për herë të parë në një stadium dhe kaq mjafton”.

Më pas ai flet edhe për festimin e golit. “Kemi vuajtur shumë, eliminimi i vjetshëm na dhemb ende. Nuk ishte një festim kundër Liverpoolit, por për rëndësinë e një goli që kishte vlerë të madhe”. “Nuk shënoj prej tre vitesh jashtë fushe në Ligën e Kampionëve, por nëse shënoj në Anfield, nuk do të festoj. Kam respekt maksimal për klubin”, përfundoi uruguaianI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat