Duro: Gabova që shkova te Drita

Futboll

Duro: Gabova që shkova te Drita

Më: 7 maj 2019 Në ora: 13:51
Duro: Gabova që shkova te Drita

Shpëtim Duro ishte i ftuar në emisionin “Kampionët” në “Vizion Plus”, ku diskutoi në lidhje me ngjarjet më të fundit të futbollit shqiptar, si dhe përvojën e tij si trajner në Kosovë.Në një moment ku po diskutohej mbi fenomenet e dhunës në stadiume, trajneri kryeqytetas dha një mendimin e tij mbi çfarë nuk shkon në Shqipëri. Ndër të tjera Duro foli dhe rreth përvojës së tij në Kosovë si trajner i Dritës së Gjilanit.“Mendoj në Shqipëri problem për disa situata të tensionuara janë presidentët. Ka shumë presidentët që flasin më shumë se ç’duhet dhe kanë sjellje të pahijshme. Ju jap shembullin e Maqedonisë, atje si njeh askush presidentët. Nazim Destani (presidenti i Shkëndijës) është zotni burrë, vetëm tre herë në vit vjen në Tetovë për të parë ndeshjen”.“Në Shqipëri ka pasur raste që presidenti ka rrahur trajnerin. Nuk dua të përmend emra pasi i dimë të gjithë. Sigurisht, jo të gjithë. Çdo president ka stilin e tij, Edmond Hasanbelliu ka 20 vite dhe s’ia dëgjon njëherë zërin, e njëjta gjë dhe me presidentin e Partizanit”.Duke folur për periudhën kur menaxhoi në Kosovë, Duro tha se shkuarja e tij te Drita ishte një gabim.“Te Drita kisha objektiv Kupën dhe pas eliminimit duhej të largohesha. Ishte një gabim që shkova te Drita, pasi skuadra nga kampione kishte përfunduar në vend të fundit dhe çfarë mund të bënte një trajneri në atë lloj situate, por ndonjëherë detyrohesh të marrësh disa vendime dhe për shkak të situatës ekonomike. Dua që në skuadrën e radhës të kem një projekt serioz, ku mund të punoj qetë. Ka disa trajnerë në Shqipëri që ndërrojnë 3-4 skuadra në vit, unë nuk e kuptoj këtë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat