Milani me shumë mungesa ndaj Fiorentinës

Futboll

Milani me shumë mungesa ndaj Fiorentinës

Më: 7 maj 2019 Në ora: 14:27
Ilustrim

Në fundjavë kuqezinjtë luajnë njërën prej ndeshjeve kryesore të stinorit.

Fitorja e mbrëmshme ndaj Bolognas ka kthyer Milanin në garë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, kur kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u zhvilluar, shkruan KosovaPress.

Por problemet te Rossonerët janë të mëdha, sidomos pas këtij takimi, ku skuadra ka mbetur pothuajse pa asnjë mesfushor.

Përveçse konfliktit të Bakayokos me trajnerin Gattuso, kuqezinjtë duhet të shqetësohen edhe për lëndimet e Lucas Biglias dhe Hakan Calhanoglu.

Si të mos mjaftonin të gjitha këto, në minutën e 76-të ishte Lucas Paqueta, i cili u ndëshkua me karton të kuq, si pasojë e protestave ndaj gjyqtarit kryesor. Mesfusha e Milanit duket e zbrazur dhe alternativat janë të pakta për ndeshjen e radhës.

Pra me gjasë, Bakayoko nuk do të luajë më për Milanin për shkak të sjelljeve të tij të këqija, por edhe Biglia, Calhanoglu e Paqueta do të jenë mungesat e mëdha për sfidën ndaj Fiorentinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat