Muriqi është i Fenerbahçes

Futboll

Muriqi është i Fenerbahçes

Më: 7 maj 2019 Në ora: 14:53
Futbollisti i kombtares së Kosovës, Muriqi

Vedat Muriqi pritet të transferohet në Fenerbahçe gjatë verës që vjen. Sipas mediave turke, sulmuesi kosovar ka rritur marrëveshje me gjigantin turk për t’iu bashkuar pas përfundimit të këtij sezoni

Vedat Muriqi e ka vendosur të ardhmen e tij.

Edhe pse mediat turke shkruanin të hënën se sulmuesi kosovar do ta vazhdojë kontratën me Rizesporin dhe se do të qëndrojë aty, gjërat duket se kanë ndryshuar sa hap e mbyll sytë.

Sipas mediave turke, përfaqësuesi kosovar ka arritur marrëveshje tashmë me Fenerbahçen.

“Muriqi është i Fenerbahçes. Marrëveshja është arritur”, shkruan portali turk “fotomac.com.tr”.

Sulmuesi prizrenas po kalon nëpër një sezon fantastik, në të cilin deri tash ka realizuar 14 gola dhe ka dhuruar 7 asistime në 32 ndeshje të zhvilluara në Superligën turke.

Për këtë fakt, interesim për të ka shfaqur gjiganti turk, i cili po e kalon një sezon mjaft të vështirë pasi Fenerbahçe është ende e rrezikuar për të rënë nga liga.

Trajneferimi mund të realizohet gjatë verës, por ende nuk dihet se sa para do t’i përfitojë Rizespori nga shitja e sulmuesit të rrezikshëm, i cili është i gatshëm për hapin e radhës përpara në karrierë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat