Godin largohet nga Atletico

Futboll

Godin largohet nga Atletico

Më: 7 maj 2019 Në ora: 15:14
Diego Godin

Nëpërmjet një konference për shtyp, Diego Godin ka konfirmuar se në fund të sezonit nuk do të jetë pjesë e Atleticos.

Kapiteni i ‘Los Colchoneros’ u paraqit në konferencën për shtyp për ta lajmëruar largimin, por e tradhtuan lotët.

Mbrojtësi uruguaian largohet pas 10 viteve nga Atletico, duke fituar tetë trofe, mes tyre një La Liga dhe dy Europa Ligë.

‘’Këto janë ditët e fundit me fanellën e Atleticos. Jam më nervoz se çdo ndeshje tjetër’’, tha fillimisht ai.

‘’Atletico ka qenë familja ime, klubi dhe shtëpia, dhe është e vështirë t’i them lamtumirë. Kam pasur kohë të mrekullueshme dhe dua të falënderohem’’.

‘’Faza më e bukur e karrierës sime dhe e jetës po vjen drejt fundit. Jam krenar që kam qenë pjesë e historisë së klubit. Jam shumë falënderues. Kam refuzuar Manchester Unitedin vitin e shkuar sepse vendosa të rrija këtu. Tani një vit më pas, është koha të largohem”, tha Godin, i cili numëron 387 paraqitje me fanellën e Atleticos.

33-vjeçari me shumë gjasa do të largohet drejt Interit sezonin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat