Man City përgatit shitjen e yllit të skuadrës

Futboll

Man City përgatit shitjen e yllit të skuadrës

Më: 7 maj 2019 Në ora: 16:05
Leroy Sany

Manchester City po përgatiet të shes një nga yjet e skuadrës, sipas raportimeve të fundit.

Është Leroy Sany, që këtë sezon nuk ka pasur aspak stabilitet në formacionin e Pep Guardiolas.

Talenti gjerman është një nga tre lojtarët që ka regjistruar 10 ose më shumë gola dhe 10 ose më shumë asiste këtë edicion në Angli.

Sane ka ende dy vite në kontratë me ‘Qytetarët’, por qëndrimet e tij në stërvitje kanë detyruar trajnerin Guardiola ta vë në shitje lojtarin.

23-vjeçari ka startuar vetëm 21 herë këtë sezon në Premier Ligë, me trajnerin spanjoll që ka preferuar Bernardo Silvan përpara tij.

Marrëdhënia e tij me trajnerin është arsyeja kryesore pse Sane do largohet nga ‘Etihad Stadium’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat