Përfundon sezoni për Paquetan, mesfushori i Milanit dënohet me tre ndeshje

Futboll

Përfundon sezoni për Paquetan, mesfushori i Milanit dënohet me tre ndeshje

Më: 7 maj 2019 Në ora: 16:43
Lucas Paqueta

Skuadra e Milanit ka marrë një lajm aspak të mirë në ditën e sotme nga Federata e Futbollit të Italisë.

Mesfushori i Milanit, Lucas Paqueta mbrëmë është ndëshkuar me karton të kuq në duelin ndaj Bolognas, pas një konfrontimi me gjyqtarin e ballafaqimit.

Gjatë debatit të mesfushorit me gjyqtarin kryesor të takimit, Paqueta ka shtyer arbitrin, me ç’rast edhe është përjashtuar nga ndeshja në minutën e 75’të.

Megjithatë, Federata e Futbollit ka vendosur që Paqueta të mos dënohet me një ndeshje, por me tri – për shkak të sjelljeve të tij.

Paqueta tashmë ka mbyllur sezonin dhe nuk mund të ndihmojë Milanin në pjesën më të rëndësishme të sezonit, kur ‘Rossonerët’ po luftojnë për një vend në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat