Finalja e Kupës së Kosovës më 24 maj 

Futboll

Finalja e Kupës së Kosovës më 24 maj 

Më: 7 maj 2019 Në ora: 16:44
Finalja e Kupës së Kosovës më 24 maj 

Federata e Futbollit e Kosovës konfirmoi orën e zhvillimit të finales së Kupës së Kosovës në futboll.

“Ndeshja finale e Digitalb Kupës së Kosovës ndërmjet Feronikelit nga Drenasi dhe Trepçës ’89 nga Mitrovica do të zhvillohet më 24 maj, në orën 20:45, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë. Këto dy skuadra u kualifikuan në finale, pasi i kaluan me sukses dy sfidat gjysmëfinale kundër Ballkanit, përkatësisht Vëllaznimit.

Feronikeli synon trofeun e tretë të kësaj gare, pasi e ka fituar atë dy herë radhazi në vitet 2014 e 2015, derisa Trepça’89 synon ta fitojë këtë trofe për herë të dytë, pasi për herë të parë iu kishte gëzuar kupës në vitin 2012”, bëhet e ditur nga FFK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat