Shaqiri asiston, Liverpooli poshtëron Barcelonën dhe kualifikohet në finale!

Futboll

Shaqiri asiston, Liverpooli poshtëron Barcelonën dhe kualifikohet në finale!

Nga: Kemajl Goca Më: 7 maj 2019 Në ora: 21:26
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) – Liverpooli spektakolar, ndryshe nuk mund ta quajmë. Ylli i Kosovës, futbollisti Xherdan Shaqiri, njëherësh reprezentuesi i Zvicrës, me bashkëlojtarë dhuruan spektakël në “Anfield” dhe me lojë e rezultat 4:0 poshtëruan Barcelonën, në ndeshjen e kthimit të Champions League. 

Dyshja fantastike Divock Origi e Georginio Wijnaldum, të ndihmuar nga trimi shqiptar Xherdan Shaqiri, i dhanë leksion Barcelonës që vlerësohej favorite e madhe në letër dhe pothuajse e kualifikuar në finale! Jo! Barcelona fitoi me 3:0 në Camp Nou në sfidën e parë, një fitore që u zhvlerësua në Anfield dhe u eliminuan me rezultat të përgjithshëm 4:3. Trajneri Jurgen Klopp edhe një herë dëshmoi se është strateg i madh. Dëshmoi se ka zgjuarsi dhe këtë e ka vërtetuar edhe mbrëmë kur në minutën e 46-të futi në lojë Georginio Wijnaldum dhe që i dha shpirt lojës!  

Se sa shumë i ka munguar Shaqiri Liverpoolit u pa në ndeshje. Sigurisht se Klopp e ka ruajtur për kësi lloj ndeshje të mëdha!   Nuk u ndje fare as mungesa e Salah, sepse Liverpooli dhuroi lojë të bukur. Sulmi si stuhi nuk kishte kush e ndalte. Në minutën e 7-të, Origi nga afërsia e shkund portën e portierit ter Stegen. Barcelona ka pasur disa mundësi për barazim por Coutinho, Suarez dhe Messi pa sukses. Pjesa e dytë interesante, një Liverpool që nuk falë askënd!  Në minutën e 54-të, Wijnaldum brenda 16-shit dhe nga rreth 11-12 metra me goditje të fortë shton epërsinë në 2:0.

Jo me kaq, në minutën e 56-të, Xherdan Shaqiri shumë dinak, për bukuri harkoi në 16-sh dhe Wijnaldum me kokë shënon për 3:0. Në minutën e 79-të, Origi vulos fitoren me 4:0 dhe kualifikimin e madh. Shaqiri u zevendësua në minutën e 90-të dhe me shokë si i çmendur festuan kualifikimin e madh në finalen e Championsit.  
Liverpooli-Barcelona    4:0
Stadiumi në Anfiled.
Gjyqtar: C. Cakir (Turqia).
Shënues: Origi (7’ 79’), Wijnaldum (54’ e 56’).
Kartonat e verdhë: Fabinhon, Matip-Busquets, Rakitiç, Semedo.
Liverpooli: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertso (Wijnaldum 46’), Fabinho, Milner, Henderson, Mane, Shaqiri (Sturridge (90’) dhe Origi (Golez 85’).
Barcelona: Ter Stegen, Roberto, Pique, Lenglet, Alba, Rakitiç (Malcom 80’), Busquets, Vidal (Arthur 75’), Coutinho (Semedo 60’), Suarez dhe Messi.

79’ E kush po thotë që nuk ka përmbysje. Divock Origi shton epërsinë 4:0. Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp sikurse në qiellin e shtatë gati sa po fluturon së bashku me Xherdan Shaqirin. Liverpooli afër kualifikimit.

76' Lojë e madhe, e paqartë, askush nuk e din se çfarë do të ngjan.

Liverpooli-Barcelona 3:0
Stadiumi në Anfiled.
Gjyqtar: C. Cakir (Turqia).
Shënues: Origi (7’, Wijnaldum (54’ e 56’).
Kartonat e verdhë: Fabinhon, Matip-Busquets, Rakitiç.
Liverpooli: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertso (Wijnaldum 46’), Fabinho, Milner, Henderson, Mane, Shaqiri dhe Origi.
Barcelona: Ter Stegen, Roberto, Pique, Lenglet, Alba, Rakitiç, Busquets, Vidal, Coutinho (Semedo 60’), Suarez dhe Messi.

71' Barcelona e djersitur, kualifikimin e ka të rrezikuar dhe ja çfarë i kushtoi rasti i humbur në minutën e fundit në Camp Nou nga Dembele. Liverpooli ka marr zemër dhe  e do më shpirt fitoren e kualifikimin.

68' Messi në situatë të mirë, edhe një herë portieri Allison tregon vlerat e tij dhe shpëton Liverpoolin.

67' Trajneri i Barcelonës Valverde as në tokë dhe as në qiell, si ta ndal uraganin e Liverpoolit, që është në formë të lartë. Stadium,i Anfield pothuajse në festë.

64' Liverpooli po luan me sukses të madh, kërkon edhe një gol dhe të jetë afër finales së madhe. Shaqiri me shokë në elementin më të lartë.

58' Xherdan Shaqiri me shokë po e shkatërrojnë Barcelonën e Lionel Messit. Gjithçka tani është baras sa i përket rezultatit, sepse humbjen në 3:0 tani për tani e ka përmbys Liverpooli. Georginio Wijnaldum ka bërë mrekullinë me dy golat e tij dhe e ka fut Barcelonën në pozitën më të vështirë të mundshme.

56' Georginio Wijnaldum thellon epërsinë nw 3:0. Xherdan Shaqiri, një djalë që i mungoi shumë Liverpoolit dhe asistoi në golin e tretë. Shaqiri harkoi, kurse Wijnaldum me kokë plasoi topin në rrjetë.
54' Barcelona pati mundësi të barazon përmes Suarez por nuk ia doli. Kur nuk shënon edhe pëson. Georginio Wijnaldum, që u fut në minutën e 46-të nga rreth 1011 metra me goditje të fortë shton epërsinë 2:0 te Liverpoolit dhe shton gjasta për përmbysje. 

54' Georginio Wijnaldum.

51' Presioni gjithnjë e më shumë rritet të Liverpooli, kurse të Barcelona ky rezultat aktual i konvenon dhe e dërgon para falë fitores me 3:0 në Camp Nou.

48' Liverpooli kërkon me ngulm përmbysjen e humbjes në Camp Nou, kurse Barcelona është në formën e saj dhe në çdo moment mund të shënojë. 

46' Wijnaldum futet në vend të Robertson te LIverpoolit.

Fillon pjesa e dyte.

Përfundon pjesa e parë. Mbeten edhe 45 minuta shpresë për Liverpoolin dhe në anën tjetër Barcelona shumë afër finales së madhe.
Liverpooli-Barcelona 1:0
Stadiumi në Anfiled.
Gjyqtar: C. Cakir (Turqia).
Shënues: Origi (7’).
Kartonat e verdhë: Fabinhon-Busquets.
Liverpooli: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Milner, Henderson, Mane, Shaqiri dhe Origi.
Barcelona: Ter Stegen, Roberto, Pique, Lenglet, Alba, Rakitiç, Busquets, Vidal, Coutinho, Suarez dhe Messi.

44' Lojë mjaft e mirë, një Liverpool që mban në presion Barcelonën e Messit.

39' Lojë e luftuar dhe kjo epërsi  e mban me shpresë Liverpoolin,që të përmbys humbjen e ndeshjes së parë me 3:0. Pa dyshim se mungesa e Salah po ndihet në radhët e Redsave.

33' Xherdan Shaqiri me shokë angazhohen maksimalisht dhe pretendojnë edhe golin e radhës.

31; Barcelona kërkon me ngul golin e barazimit, e cila do të jep qetësinë e madhe në vazhdim. Ajo kërkon përmes Messit dhe Suarez golin e barazimit.

26' Djelmoshat e trajnerit Jurgen Klopp duhet të luftojnë në sekondat e fundit për të bërë mrekullinë ani se Barcelona ka ekip shumë të fortë.

23' Vazhdon Liverpooli të udhëheq me 1:0.

20' Lojë mjaft e mirë, një Barcelonë e rrezikshme.

18' Coutinho nuk realizoi një rast të mirë,kur portieri i Liverpoolit Allison reagoi për mrekulli,

Image

17' Liverpooli në epërsi me 1;0.

14' Messi pati mundësi të mirë, por pa sukses.

12' Kartoni i parë i verdhë, Fabinho i Liverpoolit.

11' Epërsia e hershme është një mundësi e mirë për Liverpoolin që të bëjë më shumë. Xherdan Shaqiri me shokë luftojnë me mish e më shpirt.

7' Liverpooli e nis furishëm dhe udhëheq me 1:0, duke hapur të gjitha letrat. Autor i golit Divock Origi, 1:0.

6' Liverpooli do të ketë shumë të vështirë për përmbysje, por në futboll është e mundshme si gjithmonë.

2' Nuk ka gola.

Filloi ndeshja

Liverpooli pa lojtarin kryesor Mohamed Salah do të luajnë kundër Barcelonës.

Pas një kohe të gjatë Xherdan Shaqiri nga Kosova, reprezentuesi i Zvicrës, kthehet në përbërjen e parë të Liverpoolit dhe me shokë do të luftojnë që ta përmbysin huimbjen me 3:0 në Camp nga Barcelona, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Champions League në futboll.

Image

Liverpooli-Barcelona

Liverpooli: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson, Fabinho, Milner, Henderson, Mane, Shaqiri dhe Origi.

Barcelona: Ter Stegen, Roberto, Pique, Lenglet, Alba, Rakitiç, Busquets, Vidal, Coutinho, Suarez dhe Messi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat