Origi, heroi i papritur që Liverpool provoi ta shiste dy herë

Futboll

Origi, heroi i papritur që Liverpool provoi ta shiste dy herë

Më: 8 maj 2019 Në ora: 00:06
Xherdan Shaqiri, Divock Origi

Nëse Liverpool-i ka mundësinë të flasë për një nga netët më të bukura dhe të çmendura të historisë së klubit, pas fitores 4-0 kundër Barcelona-s, kjo është edhe falë Divock Origi-t.

Skuadra e Klopp mund të ëndërrojë akoma për "dopietën" e bujshme (Champions dhe Premier League) falë katër golave të shënuar nga sulmuesi belg, i cili ka rrezikuar të largohej nga   "Anfield" gushtin dhe janarin e kaluar. Një rastësi e çmendur për lojtarin dhe për skuadrën  e tij. Fakti që gjysmëfinalja kundër Barçës mund të mbyllej në këtë mënyrë ishte absurd. 

As tifozi më vizionar i Liverpool nuk do ta kishte menduar se "Të Kuqtë" do të siguronin finalen me dy gola të ish-sulmuesit të Lille. Vitin e kaluar, Klopp e dërgoi te Wolfsburg, sepse nuk kishte shumë  hapësira. Edhe në këtë sezon, Origi duhej të ishte diku tjetër, me skuadrën që e ka nxjerrë në shitje në gusht. Fatmirësisht kjo gjë nuk ka ndodhur dhe Liverpool ka falënderuar Zotin në fillimin e dhjetorit. 

Derbi me Everton-in dukej se do të mbyllej 0-0, më pas kanë ndërhyrë Pickford dhe... Origi. Portieri i kombëtares angleze ka gabuar, duke e çuar topin në këmbët e belgut, i cili ka realizuar një nga golat më të lehtë të karrierës dhe i ka dhuruar ekipit një fitore të rëndësishme. 

Edhe në janar është folur për një shitje të lojtarit, por edhe këtë herë nuk është bërë gjë. Belgut i është dashur të presë pak, por në fund momenti i tij ka ardhur. Më pak se një javë më parë, Liverpool po barazonte kundër Newcastle-it të Rafa Benitez-it. Çdo rezultat përveç fitores do ta nxirrte ekipin e Klopp jashtë luftës për titull. 

Origi ka shënuar dhe fituesi i Premier League do të vendoset në javën e fundit të kampionatit. Finalja e Champions League ka ardhur kundër çdo parashikimi falë dy golave të Origi-t, i cili ka hapur dhe mbyllur ndeshjen dhe është kthyer në një shpëtimtar për "Të Kuqtë". 

Në gusht dhe janar duhej të bënte valixhet për t'u larguar nga "Ainfield", tani do t'i bëjë për të shkuar në Madrid, atje ku do të luhet finalja e kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat