Ish-ylli i Brazilit: Tite duhet t'i heqë shiritin e kapitenit Neymar-it

Futboll

Ish-ylli i Brazilit: Tite duhet t'i heqë shiritin e kapitenit Neymar-it

Më: 8 maj 2019 Në ora: 00:46
Neymar

Ish-mesfushori i Brazilit, Ze Roberto, ka këshilluar trajnerin e "Seleçaos", Tite, që t'i heqë shiritin e kapitenit Neymar-it pasi ky i fundit goditi një tifoz të Rennes në finalen e Kupës së Francës. 

"Duhet të grumbullohet për Kupën e Amerikës, sepse është lojtari më i mirë i skuadrës, por besoj se nuk duhet ta mbajë më shiritin e kapitenit", ka thënë këshilltari aktual teknik i Palmeiras. 

"Ka ardhur momenti që Neymar të gjejë veten dhe të kthehet të jetë ai që të gjithë presin. Kapiteni i një skuadre duhet të japë gjithmonë shembullin e mirë dhe ai ka gabuar në atë rast. Largimi nga Barcelona ka qenë një gabim", ka vazhduar Ze Roberto. 

Ish-lojtari i Real Madrid dhe Bayern Munich, i cili ka luajtur më shumë se 1000 ndeshje në karrierën e tij, i ka varur këpucët në gozhdë në moshën 43-vjeçare. Ai ka luajtur 84 ndeshje me Brazilin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat