Mesazhi i Salah merr kuptim edhe më shumë pas suksesit historik të Liverpoolit

Futboll

Mesazhi i Salah merr kuptim edhe më shumë pas suksesit historik të Liverpoolit

Më: 8 maj 2019 Në ora: 07:35
Mohamed Salah

Liverpool ka kaluar në finale të Ligës së Kampionëve, pas një përmbysje të “çmendur” në ‘Anfield Road’, ku ka mposhtur 4:0 Barcelona.

Katalanët udhëtuan drejt Anfield me epërsi 3:0 nga ndeshja e parë, duke e ndjerë vetëm shumë të qetë se ju nevojitej shumë pak për të kaluar në finalen e madhe që këtë vit luhet në stadiumin e Atletico Madrid.

Liverpool në këtë ndeshje u paraqit pa dy sulmuesit, Roberto Firmino dhe Mohamed Salah.

Ky i fundit në ‘Anfield Road’ kishte ardhur me një bluzë, në të cilën jepej një mesazh i fortë për këtë ndeshje.

“Kurrë mos u dorëzoni”, shkruhej në bluzën e Salah, mesazh ky që merr edhe më shumë kuptim pas suksesit të Liverpool ndaj Barcelonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat