Zeqiri: Për tri arsye nuk do ta harroj kurrë Xherdan Shaqirin 

Futboll

Zeqiri: Për tri arsye nuk do ta harroj kurrë Xherdan Shaqirin 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 maj 2019 Në ora: 11:42
Zeqiri: Për tri arsye nuk do ta harroj kurrë Xherdan Shaqirin 

Ish futbollisti i mirënjohur i Kosovës, Arben Zeqiri, bën be në kokën e yllit tonë Xherdan Shaqiri! Zeqiri është fort i emocionuar për suksesin e Shaqirit. Ai nuk mund ta përshkruaj në asnjë mënyrë të jashtëzakonshmin Xherdan Shaqirin i cili me një asistim fantastik (minuta e 56-të) ndihmoi Liverpoolin në fitoren spektakolare me rezultat 4:0 ndaj Barcelonës së Lionel Messit, duke e përmbysur humbjen me 3:0 në Camp Nou, kësisoj kualifikohen në finalen e madhe të Champions League. Ish futbollisti gjilanas tha se nuk do të harrojë kurrë Shaqirin dhe për tri arsye. 
 “Xherdan Shaqiri na bënë krenar gjithmonë me paraqitjet e tij qoftë me fanellën e Zvicrës qoftë sa luante për Bayern Munihun duke e fituar Champios League me 2013, pas së cilës festonte i mbështjellur me flamurin e Kosovës në trup, qoftë tani kur me sukses me Liverpolin eliminuan Barcelonën e fuqishme me në krye Messin fantastik... Xherdani asnjëherë nuk harron që përmes simboleve në këpucë, psh tua tregoj botës identitetin prej nga vjen duke e bartë në këpucë të lojës flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë... Gjithashtu nuk do ta harroj kurrë dhe sa herë e shikoj me bënë me lot momentin kur i shënoi Serbisë në botërorin e fundit dhe festoi me shqiponjë sikurse bëri edhe Granit Xhaka...

Image

Shaqiri feston

Këto dhe shumë të tjera detaje të rëndësishme janë përcaktuese që Xherdani deri me sot për mendimin tim është futbollisti më i suksesshëm mbarëshqiptar i të gjitha kohërave, duke e fituar një herë garën më prestigjioze të futbollit në botë Champions League dhe duke kaluar në finale sivjet dhe me gjasa reale të fitoj për herë të dytë këtë garë. Aq me tepër e dua këtë lojtar sepse vjen nga Zhegra e Gjilanit, vendlindja e kryetrimit të Karadakut në luftën e Kosovës Agim Ramadani”, tha Zeqiri për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Më tutje Zeqiri tha se Shaqiri duhet të jetë idhulli i gjithë kombit shqiptar. “Do duhej të jetë idhulli i gjithë shqiptarëve me arritjet e tij dhe me këmbëngulësinë për identitetin e tij ngado që shkon. Edhe në botërorin Brazili 2014 kundër Hondurasit pas het-trikut të tij festonte me shqiponjë duke qenë i vetmi reprezentues në histori të Zvicrës që shënon het-trik në botëror”, thotë Zeqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat