Prishtina – Llapi, ja çmimi i biletave

Futboll

Prishtina – Llapi, ja çmimi i biletave

Më: 8 maj 2019 Në ora: 13:15
Prishtina – Llapi

Këtë vikend zhvillohet java e 31-të në Superligën e Kosovës.

Ndeshja më interesante e kësaj jave pritet të jetë, ajo në mes Prishtnës dhe Llapit.

Skuadra nga kryeqyteti sot i ka bërë të ditur se sa do të kushtojnë biletat për këtë ndeshje.

Janë tre çimime të ndryshme të biletave për këtë ndeshje:

Tribuna lindore 3 euro (biletat shitet nga anëtarët e “Plisave” afër fanclubit të tyre në sheshin “Zahir Pajaziti”)

Tribuna veriore 3 euro (vetëm për tifozët e organizuar mysafir).

Tribuna perëndimore: 5 euro (biletat shitet nga persona ambulantiv përreth stadiumit)

Tribuna VIP: 10 euro (biletat shitet nga persona ambulantiv përreth stadiumit).

Ja njoftimi i plotë:

Prishtina dhe Llapi zhvillojnë duelin vendimtar për vazhdimin e luftës për titull. I takon javës së 31-të dhe zhvillohet të shtunën nga ora 16:00.

Për këtë duel klubi i Prishtinës do të hedh bileta të tre lloj çmimesh.

Biletat dalin në shitje vetëm ditën e shtunë.

Tribuna lindore 3 euro (biletat shitet nga anëtarët e “Plisave” afër fanclubit të tyre në sheshin “Zahir Pajaziti”)

Tribuna veriore 3 euro (vetëm për tifozët e organizuar mysafir).

Tribuna perëndimore: 5 euro (biletat shitet nga persona ambulantiv përreth stadiumit)

Tribuna VIP: 10 euro (biletat shitet nga persona ambulantiv përreth stadiumit).

Dyert e stadiumit hapen dy orë para ndeshjes dhe iu bëjmë thirrje të gjithë adhuruesve që të vijnë më herët në ndeshje përshkak kontrollit të rrept që do të praktikohet nga organet e sigurisë sikurse në ndeshjet ndërkombëtare.  Po ashtu të gjitha automjetet do të largohet në ditën e ndeshjes përreth stadiumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat