Chelsea e humb betejën me FIFA-në, mbetet në fuqi dënimi për ndalesën e transferimeve

Futboll

Chelsea e humb betejën me FIFA-në, mbetet në fuqi dënimi për ndalesën e transferimeve

Më: 8 maj 2019 Në ora: 13:47
Sarri

Chelsea ka humbur apelin me FIFA-në për shkak të ndalesës së transferimeve për dy merkato, pasi kishte thyer rregullat me regjistrimin e lojtarëve minor të huaj.

‘Blutë’ u sanksionuan nga muaji shkurt për shkak të marrëveshjeve me mbi 29 lojtarë, dhe tani apeli i tyre do të kalojë te Gjykata e Arbitrazhit (CAS), pas refuzimit nga FIFA.

Nuk ka emra të lojtarëve që kanë thyer rregullat.

‘’Në lidhje me të gjitha ekipet e meshkujve, ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj, si në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për dy periudha regjistrimi, është konfirmuar nga Komiteti i Ankesave të FIFA-s’’.

‘’Komiteti i Ankesave i FIFA-s beson se keqbërja e Chelseat konsiston në mos respektimin e ndalimit të transferimeve ndërkombëtar ose regjistrimi për herë të parë të lojtarëve minor të huaj’’, thuhet në njoftimin e FIFA-s.

E vetmja rrugëzgjidhje mbetet që Chelsea të dërgojë apel në Gjykatën e Arbritrazhit (CAS).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat