Mediat spanjolle “gozhdojnë” Barcelonën

Futboll

Mediat spanjolle “gozhdojnë” Barcelonën

Më: 8 maj 2019 Në ora: 13:59
Barcelona

Humbja e turpshme nga Liverpooli mbrëmë përcillet me shumë kritika në Spanjë.

Gazetat kryesore spanjolle janë treguar të pamëshirshme ndaj Barcelonës e cila mbrëmë pësoi njërën prej disfatave më të thella në historinë e klubit dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve.

“Figura më e keqe në histori”, është titulli i madh i gazetës Sport, e cila nënvizon se për herë të parë pas pesë vitesh Championsi nuk do të fitohet nga një skuadër spanjolle.

“Gjëmim në Anfield”, shkruan AS, me imazhin e Ter Stegenit që shesh si topi rrokulliset drejt rrjetës.

“Turpërim” është titulli i El mundo Deportivos, që më poshtë nënvizon: Goli qesharak i 4-0, i marrë nga korneri, është epitafi i një skuadre që ka ripërjetuar Romën.”

Ndërkohë gazeta Marca në ballinën e saj shkruan: “Dështim historik”.

Të gjitha këto kritika janë mëse të arsyeshme pasi për të dytin vit radhazi Barcelona eliminohet nga Liga e Kampionëve, ndonëse në ndeshjen e parë e kishin fituar me tre gola epërsi.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat