FIFA: Mbetet në fuqi pezullimi për Çellsin

Futboll

FIFA: Mbetet në fuqi pezullimi për Çellsin

Më: 8 maj 2019 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Skuadra e Çellisit humbi betejën me FIFA-s, pas vendimit për ndalesë të transferimeve në dy afatet e merkatos së ardhshme. Shtëpia e Futbollit hodhi poshtë ankesën e skuadrën londineze dhe konfirmoi pezullimin, i cili do të zgjas deri në janar të vitit 2020. Ndryshimi i vetëm në ndalesën e Çellsit është se tani skuadra londineze mund të firmos kontratë me futbollist deri më 16 vjeç, por vetëm nga Britania e Madhe. FIFA pezulloi Çellsin për shkak të firmosjes së kontratës me futbollist nën 18 vjeç, ndërsa skuadra angleze tani mund të ankohet vetëm tek Gjyqi i Arbitrazhit në Lozanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat