Marcelo vendos për të ardhmen

Futboll

Marcelo vendos për të ardhmen

Më: 8 maj 2019 Në ora: 15:53
Mbrojtësi i krahut të majt, Marcelo

Mbrojtësi i majtë brazilian duket se e ka gjetur buzëqeshjen me trajnerin e rikthyer në Madrid, Zinedine Zidane

Marcelo nuk do të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj vere.

Mbrojtësi i majtë brazilian kishte përfunduar në bankinë në periudhën e trajnerit Julen Lopeteguidhe spekulohej se në fund të këtij sezoni do të largohet nga “Santiago Bernabeu” për t’iu bashkuar Cristiano Ronaldos në Juventus.

Megjithatë, pas shkarkimit të trajnerit spanjoll dhe pas rikthimit të trajnerit Zinedine Zidane, gjërat ndryshuan dhe futbollisti brazilian po ka më shumë hapësira dhe duket se ka vendosur të qëndrojë tek kampioni aktual evropian.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi britanik “Mail”, sipas të cilit, trajneri Zidane e ka siguruar Marcelon se është lojtar i rëndësishëm dhe se llogarit në të edhe sezonin e ardhshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat