Shqiptari larg Panathinaikosit

Futboll

Shqiptari larg Panathinaikosit

Më: 8 maj 2019 Në ora: 16:02
Shqiptari larg Panathinaikosit

Futbollisti shqiptar Ergys Kaçe nuk do të qëndrojë më tepër te Panathinaikosit për sezonin e ardhshëm. Mesfushori kuqezi nuk do të blihet nga skuadra e gjelbër dhe Panathinaikos ka nisur që të përgatisë listën e spastrimeve në fund të këtij sezoni. Java në vijim pritet që të jetë vendimtarja në të cilën drejtori sportiv, Nikos Dabizas, do të takojë një nga një futbollistët të cilët nuk bëjnë më pjesë në planet e këtij klubi. Teksa PAOK nuk pranon që të paguajë më gjysmën e pagesës për shqiptarin, Panathinaikos nuk mbulon dot shpenzimet për të blerë përfundimisht kartonin e Kaçes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat