Alissoni që e tmerroi Barcelonën sërish: Kjo është një ëndërr

Futboll

Alissoni që e tmerroi Barcelonën sërish: Kjo është një ëndërr

Më: 8 maj 2019 Në ora: 16:06
Portieri Alisson

Pas e tronditi Barcelonën sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve me Romën, portieri i Liverpoolit ia shkaktoi edhe një tjetër goditje Barcelonës të martën, këtë herë me Liverpoolin, në gjysmëfinale.

Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker, e përshkroi suksesin e mbrëmshëm të skuadrës së tij kundër Barcelonës si një ëndërr, pasi kontribuoi në rënien e katalonasve për të dytën herë radhazi.

Liverpooli arriti të kualifikohet në të dytën finale të Ligës së Kampionëve radhazi në mënyrë sensacionale, duke e mposhtur Barcelonën me rezultat 4:0 në Anfield, pasi kishte pësuar disfatë 3:0 në Camp Nou.

Kjo ishte një tjetër natë për t’u harruar për Barcelonën, të cilët u eliminuan në mënyrë po kaq tronditëse nga Roma sezonin e kaluar, në fazën çerekfinale, kur e kishte hedhur poshtë epërsinë e fitores 4:1 në ndeshjen e parë.

Alissoni ishte pjesë e skuadrës së Romës që e tronditi Barcelonën me fitore 3:0 në ndeshjen kthyese. Përkundër që rezultati i përgjithshëm ishte 4:4, Roma kaloi në gjysmëfinale për shkak të epërsisë së golave si mysafir.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme me të vërtetë. Uau, çfarë ndeshje dhe çfarë arritje! Një gjë e tillë më kishte ndodhur mua me Romën, kur e eliminuam Barcelonën vitin e kaluar”, ka thënë Alisson.

“Ne punuam shumë këtë vit dhe ishim gati për sfidën me Barcelonën sonte. Në ndeshjen e parë, Barcelona e humbi një rast të madh afër fundit të ndeshjes, që do ta kishte çuar rezultatin në 4:0”.

“Nëse rezultati do të kishte qenë 4:0, do ta kishim pasur shumë të vështirë ta përmbysin atë. Por, me 3:0, ende kishim besim. E bëmë një kthim të mrekullueshëm dhe tifozët tanë ishin prapa nesh gjatë gjithë kohës. Ishte një natë me të vërtetë e paharrueshme”.

Liverpooli do ta zbulojë kundërshtarin e finales sonte, pas përballjes mes Ajaxit dhe Tottenhamit në gjysmëfinalen tjetër. Ajaxi po fiton me rezultat 1:0 dhe ndeshjen e sotshme do ta zhvillojë në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat