Real Madridi bën gati 280 milionë euro për Mbappe

Futboll

Real Madridi bën gati 280 milionë euro për Mbappe

Më: 8 maj 2019 Në ora: 18:44
Kylian Mbappe

280 milionë Euro, kjo është shifra e frikshme të cilën Reali i Madridit është i gatshëm ta shpenzojë për të përfituar shërbimet e talentit francez sulmuesit Kylian Mbappé.

Lajmin e bujshëm e publikon revista France Football dhe referuar artikullit të saj trajneri Zinedine Zidane e ka artikuluar emrin e Mbappe si preferncën e parë dhe absolute për porjektin e ri madhor së cilës do t’i nënshtrohet organika e madrilenëve.

France Football shton gjithashtu se negociatat pritet të nisin javën e ardhshme me operacionin që është i destinuar për t’u kthyer në kryefjalën e merkatos verore.

I pyetur disa herë mbi emrat e Neymar dhe Mbappe, Zidane i është shmangur një deklarate mbi ta duke thënë se politikat e tij  e lejojnë të flasë vetëm për lojtarët që ka në dispozicion gjithsesi mesohet se fancezi e ka artikuluar me bindje të plotë emrin e Mbappes për të cilin klubi merengues nuk do të kursehet i gatshëm për të realizuar transferimin më të bujshëm dhe më të kushtueshëm që lë pas edhe atë të Neymar tek PSG për 222 milionë euro me marreveshjen për Mbappe që arrin në 280 milionë euro.

Sikundër Neymar edhe Mbappe duket se është demotivuar nga ecuria e klubit ku militon aktualisht duke u orientuar tanimë drejt aventurave të reja amocionuese. Për me tepër gjobitja e sulmuesit me 180 mijë euro nga ana e trajnerit Tuchel për paraqitjen me vonesë në seancat stërvitore  ka tensionuar disi klimën mes tij dhe klubit francez.

Nëse do të shtonim eleminimin nga Championsi dhe disfatën në Kupën e Francës ndoshta do të ishin të gjithë përbërësit që Kylian Mbappe emri i të cilit është i destinuar për t’u ngjitur në majat më të lata të skenës ndërkombëtare të futbollit do të vendosë drejt një konvertimi në galaktik.

Sidoqoftë nëse çështja do të shtrohej në termat e vështirësisë së gjetjes së dakortësisë së klubit francez për të lënë të lirë një prej yjeve të organikës së tij atëherë ndihma për Los Blancos në këtë drejtim do të ishte pikërisht rihapja e hetimve  për klubin e Parisit me këta të fundit që mund ta gjejnë veten të detyruar të shesin një prej emrave “big” të skuadrës në mënyrë që të balancojnë bilancet e tyre financaire më kërkesat e fair play-t financair.

Transferimi Mbappes premton të kthehet në sagën e re të merkatos dhe me Pogba e Hazard, Zidane do të niste kështu një epokë të re të artë për klubin mbretëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat