Ajaxi kapitullon në çastet e fundit, Tottenham në finale!

Futboll

Ajaxi kapitullon në çastet e fundit, Tottenham në finale!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 maj 2019 Në ora: 21:14
Tottenham feston

(E plotësuar) – Ajaxi nga Amsterdami kapitullon në çastet e fundit, eliminohet nga gara e Champions Leagues. Tottenham nga humbja 2:0, bën kthesë dhe fiton me rezultat 2:3, në një gjysmëfinale dramatike të luajtur në Amsterdam.

Ndeshje dramatike deri në fund mes Ajaxit dhe Tottenhamit, e cila përfundoi me rezultat 3:2 në favor të spursave. Ajaxit nuk i mjaftoi fitorja me 1:0 në Londër, pasi humbja si vendas me 2:3 e çon në shtëpi.

Image

Në finalen e madhe që do të luhet me 1 qershor në stadiumin “Wanda Metropolitano” në Madrid, do të takohen Tottenham-Liverpool. Tottenham kundër Liverpoolit të Xherdan Shaqirit, që gjithsesi pritet të jetë finale atraktive! Në minutën e 4-të, Tadiq në pozitë shumë të mirë por goditja e tij pritet nga portieri Lloris dhe dëbohet në korne.  Schone harkoi nga rivënia e këndit dhe Matthijs de Lig për mrekulli brenda 16-shit godet me kokë nga rreth 6-7 metra duke e lënë të shtangur portierin Lloris, 1:0 për Ajaxin pikërisht në minutën e 5-të. Pas një minute (6’) Heung-Min Son i pafat, goditja e tij ndalet nga shtylla e Ajaxit. Në minutën e 24 të Heung-Min Son ka pasur mundësi ideale që të barazojë shifrat, por pa sukses. Ai dështoi nga një pozitë e volitshme, gjuajtjen e të cilit e ka pritur portieri Onana.  Pas pak sekondave edhe Eriksen nuk u tregua i shkathtë, kështu që vendasit shpëtuan pa pësuar gol.  Në minutën e 30-të Tadiq futet në 16-sh, i cili nga një pozitë anash rreth 6-7 metra gjuajti përskaj shtyllës pingule. Qetësia sadopak vjen për Ajaxin në minutën e 36-të kur Hakim Ziyech nga rreth 12-13 metra me një goditje të fortë shënon në këndin e majtë, 2:0.  

Në minutën e 55-të, ngushtohet rezultati. Veprim i shpejt i Tottenhamit ku Alli asistoi deri te Lucas, ky i fundit me vetëmohim të pashoq futet në 16-sh dhe me një goditje me të parën e fërfëllon topin në këndin e poshtëm të majtë të portierit Onana që nuk kishte as çfarë të bënte, 2:1. Në minutën e 59-të, sërish Lucas pas një tollovie nga rreth 12 metra shënon dhe barazon rezultatin 2:2 në minutën e 59-të.

Tottenham me fat, kur Ziyech nga rreth 16 metra godet bukur dhe shtylla e majtë e ndal topin pikërisht në minutëm e 79-të. Në minutën e 87-të vetëm fati ka shpëtuar Ajaxin, kur Jan Vertonghen godet me kokë dhe topi qëllon tërthorësen. Në minutën e 90+6,  Lucas hero, nga rreth 13-14 metra shënon het-trik për fitoren e Tottenhamit me 2:3 dhe e dërgon në finalen e madhe, kurse te Ajaxi të gjithë për toke e të dëshpëruar.
 
Ajax-Tottenham    2:3
Stadiumi “Johan Cruijff Arena”, Amsterdam.
Shikues: 52.000.
Gjyqtar: F. Brych F. (Gjermania).
Shënues: De Ligt (5’), Ziyech (36’)-Lucas (55’ , 59’ e 90+6’).
Kartonat e verdhë: Dolberg, Ziyech, Onana - Sissoko, Rose.
Ajax: Onana, Mazraoui, De Ligt, Blind, Tagliafico, Schone (Veltman 60’), De Jong, Ziyech, Van de Beek (Magallan 90’), Dolberg (Sinkgraven 67’) dhe Tadiq.
Tottenham: Lloris, Trippier (Lamela 81’), Alderweireld, Vertonghen, Rose (Davies 82’), Wanyama (Llorente 46’), Sissoko, Eriksen, Alli, Lucas dhe Son.   

87' Vetëm fati ka shpëtuar Ajaxin, kur Jan Vertonghen godet me kokë dhe topi qëllon tërthorësen.

79' Fati i madh për Tottenhamin, kur Ziyech nga rreth 16 metra godet buykur dhe shtylla e majtë e ndali topin.

78' Po afrohet fundi, asgjë nuk dihet, secila në kërkim të golit, me këtë rezultat 2:2 Ajaxi shkon në finale.

74' Tottemhami në presion sikurse edhe Ajaxi, çdo gabim mund t'i kushtojë secilës, një është e sigurt se nuk do të ketë vazhdime.

69' Një lojë fortë dhe e paqartë, asgjë nuk dihet deri në fund

.Ajax-Tottenham    2:2
Stadiumi “Johan Cruijff Arena”, Amsterdam.
Shikues: 52.000.
Gjyqtar: F. Brych F. (Gjermania).
Shënues: De Ligt (5’), Ziyech (36’)-Lucas (55’ e 59’).
Kartonat e verdhë: Sissoko, Dolberg.
Ajax: Onana, Mazraoui, De Ligt, Blind, Tagliafico, Schone (Veltman 60’), De Jong, Ziyech, Van de Beek, Dolberg (Sinkgraven 67’) dhe Tadiq.
Tottenham: Lloris, Trippier, Alderëeireld, Vertonghen, Rose, Ëanyama (Llorente 46’), Sissoko, Eriksen, Alli, Lucas dhe Son.   

64' Dramë në Amsterdam, Tottemham futet fortë në garë, edhe një gol i duhet për të siguruar biletën.

Image

De Ligt

59' Sërish Lucas. Ndeshje e çmendur në Amsterdam! Pas një tollovie Lucas nga rreth 12 metra barazon rezultatin 2:2. 

Ajax-Tottenham    2:2
Stadiumi “Johan Cruijff Arena”, Amsterdam.
Shikues: 52.000.
Gjyqtar: F. Brych F. (Gjermania).
Shënues: De Ligt (5’), Ziyech (36’)-Lucas (55’).
Kartonat e verdhë: Sissoko, Dolberg.
Ajax: Onana, Mazraoui, De Ligt, Blind, Tagliafico, Schone (Veltman 60’), De Jong, Ziyech, Van de Beek, Dolberg dhe Tadiq.
Tottenham: Lloris, Trippier, Alderweireld, Vertonghen, Rose, Wanyama (Llorente 46’), Sissoko, Eriksen, Alli, Lucas dhe Son.   

55' Veprim i shpejt i Tottenhamit ku Lucas me vetëmohim të pashoq futet në 16-sh dhe me një goditje me të parën e fërfëllon topin në këndin e poshtëm të majtë të portierit Onana që nuk kishte as çfarë të bënte.

53' Rast ideal për Tottenhamin, por goditjen e Alli e ndali portieri Onana.

52' Sa më shumë shkojnë minutat aq më shumë janë në festë holandezët.
Ajax-Tottenham    2:0
Stadiumi “Johan Cruijff Arena”, Amsterdam.
Shikues: 52.000.
Gjyqtar: F. Brych F. (Gjermania).
Shënues: De Ligt (5’), Ziyech (36’).
Kartonat e verdhë: Sissoko, Dolberg.
Ajax: Onana, Mazraoui, De Ligt, Blind, Tagliafico, Schone, De Jong, Ziyech, Van de Beek, Dolberg dhe Tadiq.
Tottenham: Lloris, Trippier, Alderweireld, Vertonghen, Rose, Wanyama (Llorente 46’), Sissoko, Eriksen, Alli, Lucas dhe Son.   

48' Llorente është futur në kojë në vend të Wanyama por sa do të ketë forcë të bëjnë ndonjë mrekulli.

46' Ajaxi në qetësi, në epërsi 2:0, Tottenham me pak shpresa.

Përfundoi pjesa e parë. Pas 23 viteve Ajaxi është afër finales së madhe, e ndajnë edhe 45 minuta.

45' Ajaxi është shumë afër finales, luan me pak presion për faktin se edhe e ka epërsinë.

40' Atmosferë e zjarrtë në Amsterdam dhe Ajaxi pothuajse në festë.

36' Ajaxi kurrë më afër finales. Hakim Ziyech nga rreth 12-13 metra me një goditje të fortë shënon në këndin e majtë dhe 2:0 për Ajaxin.

Image

30' Ajaxi ka pasur mundësi të shtojë epërsinë, por Tottenham me fat. Një aksion i shpejt i Ajaxit dhe Tadiq futet në 16-sh, i cili nga një pozitë anash rreth 6=7 metra gjuajti përskaj shtyllës pingule.

Image

27' Tottenham më sulmues por pa sukses, kurse Ajaxi përveç golit nuk po tregon diçka të jashtëzakonshme.

24' Son në pozitë të volitshme por dështon, duke e pritur gjuajtjen e tij Onana. pas pak sekonda edhe Eriksen nuk u tregua i shkathët dje mbetet i pamposhtur Ajaxi.

23' Tottenham kërkon me ngulm golin e barazimit, janë në presion të madh sepse iu duhen dy gola për t'i shënuar nëse duan kualifikimin.

20' Kartoni i parë i verdhë. Sissoko i Tottenhami.

Ajax-Tottenham    1:0
Stadiumi “Johan Cruijff Arena”, Amsterdam.
Gjyqtar: F. Brych F. (Gjermania).
Shënues: De Ligt (5’).
Kartonat e verdhë: Sissoko.
Ajax: Onana, Mazraoui, De Ligt, Blind, Tagliafico, Schone, De Jong, Ziyech, Van de Beek, Neres dhe Tadiq.
Tottenham: Lloris, Trippier, Aldwrëeireld, Vertonghen, Rose, Wanyama, Sissoko, Eriksen, Dele, Lucas dhe Son.   

15' Ajaxi është shumë afër finales së madhe, kurse Tottenham lufton me të gjitha forcat për të barazuar.

10' Lojë e hapur e me raste, Totenham po shfaqet mjaft i rrezikshëm.

6 Heung-Min Son pafat, goditja e tij ndalet nga shtylla e Ajaxit.
5' Schone harkon nga korrneri, ndërsa Matthijs de Lig për mrekulli brenda 16-shit dhe me kokë nga rreth 6-7 metra godet bukur e lë të shtangur portierin Lloris.

4’ Tadiq në pozitë shumë të mirë por goditja e tij pritet nga portieri Lloris dhe dëbohet në korrne.

1' Ndeshje që pritet të jetë atraktive mbase edhe me gola, sepse Tottenham nuk ka përse të mbrohet.

Filloi ndeshja.

Lojtarët dalin në fushë dhe bëhen gati për sfidën e madhe e drithëruese,

Finalisti i parë dihet!  Është Liverpooli, por cili do të jetë rivali i kësaj skuadre, Ajax apo Tottenham, gjithçka do të dihet sonte!
Ajax është në përparësi të rezultatit dhe të fushës si vendas në Amsterdam, kurse Tottenham në presion të humbjes në Londër me 1:0.
Holandezët apo anglezët do të kualifikohen në finalen e madhe të Champions League.
A do të kemi finale angleze-holandeze apo mes skuadrave angleze?
Ajax-Tottenham
Ajax: Onana, Mazraoui, De Ligt, Blind, Tagliafico, Schone, De Jong, Ziyech, Van de Beek, Neres dhe Tadiq.
Tottenham: Lloris, Trippier, Alderweireld, Vertonghen, Rose, Wanyama, Sissoko, Eriksen, Dele, Lucas dhe Son.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat