Ja klasifikimi i UEFA-s

Futboll

Ja klasifikimi i UEFA-s

Më: 9 maj 2019 Në ora: 10:36
Real Madrid

Finalja e Champions League për sezonin 2018-2019 është Liverpool-Tottenham, një sfidë që garanton spekakël për atë që është parë në këtë sezon të mrekullueshëm. Dy përmbysje të pabesueshme në gjysmëfinale, ku fillimisht u eliminua Barcelona, e më pas Ajaxi. Me përcaktimin e finales, UEFA ka bërë një klasifikim të skuadrave që kanë fituar numrin më të madh të pikëve në historinë e kompeticionit (që nga viti 1993, me ndryshimin e emrit nga Kupa e Kampionëve në UEFA Champions League).

Dominojnë në këtë klasifikim dy gjigantët spanjollë, Real Madridi dhe Barcelona, që mbajnë kreun, më pas vjen Bayerni dhe Manchester United. Vetëm vendi i pestë për Juventusin, skuadrën italiane me pikët më të larta, ndërsa Milani është në vendin e 9-të.

Klasifikimi i UEFA-s:

Real Madrid 361 pikë

Barcellona 351 pikë

Bayern Monaco 317 pikë

Manchester United 292 pikë

Juventus 235 pikë

Arsenal 207 pikë

Porto 206 pikë

Chelsea 199 pikë

Milan 197 pikë

Lyon 142 pikë

Liverpool 140 pikë

Inter 132 pikë

Bor. Dortmund 130 pikë

PSG 124 pikë

Ajax 122 pikë

Valencia 118 pikë

Atlético Madrid 108 pikë

Roma 97 pikë

Olympiacos 97 pikë

Benfica 94 pikë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat