Eriksen ka komentuar fitoren e madhe

Futboll

Eriksen ka komentuar fitoren e madhe

Më: 9 maj 2019 Në ora: 10:39
Eriksen ka komentuar fitoren e madhe

Ish-lojtari i Ajax, Christian Eriksen, ka komentuar fitoren e madhe të Tottenhamit, arritur në sekondat e fundit në Amsterdam, me Lucas Moura që kompletoi natën e tij magjike me golin e shënuar në minutën e 96-të.

“Ishte një ndeshje e çmendur. U munduam të përmbysnim me çdo kusht dhe në fund ishim me fat”, tha Eriksen, transmeton telesport.

“Më vjen shumë keq për Ajax, ata kanë luajtur futboll më të bukur se ne në dy ndeshjet. Nuk e merituam fitoren, por në fund ia dolëm dhe duhet të mendojmë për veten.

“Është një lehtësim i madh sepse kemi luftuar për këtë dhe është një ëndërr që bëhet realitet për të gjithë.

“Sot nuk ishte betejë taktike, por më shumë një betejë dhe shumë zemër, natyrisht edhe Lucas Moura! Ai e fitoi ndeshjen, e meriton, ka qenë një sezon plot luhatje për të. Shpresoj që Moura të ketë një statujë në Angli pas kësaj që bëri. Jam pa fjalë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat