Shevchenko synon pozitën e trajnerit në Milan

Futboll

Shevchenko synon pozitën e trajnerit në Milan

Më: 9 maj 2019 Në ora: 11:11
Andriy Shevchenko

Ish-sulmuesi legjendar, Andriy Shevchenko, ka bërë të ditur se synon të bëhet trajner i Milanit në të ardhmen. Mirëpo, ai e lavdëroi trajnerin aktual të kuqezinjve dhe ish-bashkëlojtarin e tij, Gennaro Gattuson.

Andriy Shevchenko e fitoi titullin e Serisë A dhe atë të Ligës së Kampionëve në mesin e shumë trofeve të tjera gjatë karrierës së tij në Milan, ku e zë vendin si golashënuesi i dytë më i mirë në histori të klubit.

42-vjeçari tani është trajneri i ekipit kombëtar të Ukrainës. Këtë pozitë ai po e mban që nga viti 2016, mirëpo e ka pranuar se do t’i pëlqente që ta merrte pozitën e trajnerit në San Siro në të ardhmen.

Ish-bashkëlojtarët e tij – Gattuso, Filippo Inzaghi dhe Clarence Seedord – të gjithë janë ulur në karrigen e trajnerit të klubit kuqezi dhe Shevchenko dëshiron t’i ndjekë hapat e tyre.

“Milani është klub që do të jetë gjithmonë pjesë e jetës time. Megjithatë, unë jam i zënë me ekipin kombëtar të Ukrainës për momentin dhe Gattuso është duke bërë punë të mrekullueshme”, ka thënë Shevchenko.

“Natyrisht, do të më pëlqente të bëhesha trajner i Milanit ndonjë ditë sepse jam shumë i lidhur me ta, me tifozët dhe me ish-bashkëlojtarët e tij. Ndoshta do të jemi radha ime në Milan ndonjë ditë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat