Si e larguan nga PSG për spiunim, Lucas Moura heroi i Totenhamit

Futboll

Si e larguan nga PSG për spiunim, Lucas Moura heroi i Totenhamit

Më: 9 maj 2019 Në ora: 12:29
Lucas Moura

uante shumë pak, por mbi të gjitha fliste shumë. Kjo ishte historia e Lukas Mouras, të paktën ajo që raportohet nga “Le Parisien”. Gazeta franceze ka zbuluar kohë më parë një prapaskenë kurioze rreth brazilianit që u transferua te Totenhemi në janarin e vitit 2018. Klubi londinez pagoi 25 milionë paund në arkat e francezëve për transferimin e tij, por e vërteta është se ai nuk u shit për arsye financiare. Braziliani ishte spiuni i skuadrës dhe fliste shpesh me gazetat.

Pas shumë investigimesh që u bënë në grup, drejtuesit mësuan se ai tregonte gjithçka që ndodhte në skuadër dhe ato publikoheshin të nesërmen në gazetë. Në këtë mënyrë, ai thyente rregullat e një grupi, ajo që është e shenjtë. Nuk ishte vetëm ai, por edhe Ben Arfa. Pak rëndësi ka nëse edhe te Totenhemi vazhdon të bëjë zakonin e vjetër, sepse ai është heroi i momentit. Një spiun që shndërrohet në hero për një natë ose për më shumë. Sepse do të jetë pjesë e historisë së kësaj skuadre që e kualifikoi për në finale me tregolëshin ndaj Ajaksit. Atëherë kur askush nuk e besonte. Prekja magjike e 26-vjeçarit që ka lindur në Brazil ishte spektakolare.

MOMENTI I JETËSNë Francë thoshin se ai flet shumë, por dje përpara kamerave e kishte të vështirë të gjente fjalët e duhura për të shprehur emocionet që po përjetonte. Lukas Moura tha se kjo ishte dita më e lumtur e jetës dhe e karrierës së tij. Ai falënderoi shokët e skuadrës për ndeshjen që bënë dhe e konsideroi Totenhemin si një familje të madhe.

“E kam të pamundur ta shpjegoj atë që ndiej në këto momente. Jam shumë, shumë krenar për shokët e skuadrës. Ne kemi besuar gjithmonë te ky moment. Dhamë gjithçka në fushën e lojës dhe e merituam kualifikimin. Jemi si një familje e madhe, por shumë e vështirë për ta shpjeguar. Unë kam besuar gjithmonë te shokët e skuadrës, sepse kemi shumë kualitet edhe kur mungojnë lojtarët më të rëndësishëm. Kjo është skuadra jonë, është famija jonë. Ne duhet të luftojmë gjithmonë si në këtë ndeshje. Ajo që po përjetoj te Totenhemi është diçka fantastike. Futbolli na ka dhuruar momente të cilat nuk i imagjinonim. E shijuam këtë. Është momenti më i bukur i jetës sime, momenti më i mirë i karrierës sime. Dua që të vazhdojmë në këtë mënyrë edhe në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve. Nuk do të jetë e lehtë, por ka kohë për të menduar deri atëherë”, tha Lukas pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat