Nga limonat në zyrë te detergjenti i rrobave, 7 gjërat që nuk dini për Pochettino!

Futboll

Nga limonat në zyrë te detergjenti i rrobave, 7 gjërat që nuk dini për Pochettino!

Më: 9 maj 2019 Në ora: 12:54
Mauricio Pochettino

Mauricio Pochettino shpërtheu në lot pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit. Trajneri i Tottenhamit, për të parën herë në histori, ka dërguar londinezët në finale. Por, përveç emocional, Pochettino është edhe një person shumë karizmatik. Ja disa nga gjërat që nuk dinit për të.

1 - Është qytetar nderi në Virle Piemonte: babai i stërgjyshit të Pochetinos emigroi në Argjentinë në vitin e largët 1867 pikërisht nga qyteza e vogël në dyert e Torinos

2 - Ka stërvitur Southampton deri në maj të vitit 2014, dy muaj përpara ardhjes së Dusan Tadic te Saints: kryqëzim që ka munguar, deri në gjysmëfinalen e Champions.

3 - Ish-mbrojtës, Pochettino ka koleksionuar 20 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren e Argjentinës mes vitit 1999 dhe 2002. Ndeshja e debutimit? Kundër Holandës, në atë që sot quhet "Johan Crujff Arena". Mirë se erdhe Mauricio.

4 - Në vitin 2001 në fushë ishte edhe ai, te PSG, në finalen e Kupës Intertoto të fituar ndaj Brescias së Baggios dhe Mazzones.

5 - Trajneri i Spurs ka publikuar një biografi, Brave Neë Ëorld, ku tregon manitë e tij: mbi të gjitha, ajo për të zgjedhur siç duhet me rigorozitet ilaçin e rrobave për lavanderinë e skuadrës.

6 - Parfumi dhe aromat janë në qendër të zyrës së tij: Pochettino ka zakon të vendosë limona në tavolinën e tij "për të thithur energjitë negative që janë të pranishme në ambient".

7 - Është një fans i madh i Robbie Ëilliams: Love my Life është një nga këngët e preferuara. Do të shohim nëse do të jetë soundtrack edhe i finales së Champions.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat