Conte i refuzoi publikisht, Wenger drejt stolit të gjigantëve italianë

Futboll

Conte i refuzoi publikisht, Wenger drejt stolit të gjigantëve italianë

Më: 9 maj 2019 Në ora: 13:17
Arsene Wenger

Roma vazhdon pa pushim kërkimet për trajnerit të ardhshëm (pa ia mbyllur plotësisht dyert një qëndrimi të mundshëm të Claudio Ranieri). Shumë do të varet nga kualifikimi në Ligën e Kampionëve, për sezonin e ardhshëm. Mediat italiane i mëshojnë idesë se emri më konkret për momentin është ai i Gian Piero Gasperinit, pasi Antonio Conte iu tha publikisht "jo" verdhekuqve. 

Sidoqoftë, ka edhe një emër tjetër, që i ngacmon kryeqytetasit këto ditë. Fjala është për Arsene Wenger, siç raportohet nga “Corriere dello Sport”. Trajnerin veteran e ka takuar Franco Baldini shpesh në Londër, i cili është një admirues i madh i francezit. Konsulenti i Pallotta e njeh mirë dhe e di se kualifikimi në Ligën e Kampionëve do të ishte thelbësor për ardhjen e tij.

Nga ana e tij, francezi ka deklaruar ditët e fundit se është gatshi të kthehet në trajnim, pas një viti pushimi. Për momentin nuk ka negociata të vërteta, por nga fundi i sezonit do të punohet më qartë në këtë drejtim. As emrat e Paulo Fonseca, trajnerit portugez të Shakhtar Donetsk dhe Laurent Blanc, pa stol prej pothuajse tri vitesh, nuk duhet të hiqen nga lista në këtë kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat