Futbollisti i Kosovës që luan për Malin e Zi: Kundër Kosovës nuk është ndeshje e zakonshme

Futboll

Futbollisti i Kosovës që luan për Malin e Zi: Kundër Kosovës nuk është ndeshje e zakonshme

Nga: K. G. Më: 9 maj 2019 Në ora: 14:06
Futbollisti i Kosovës që luan për Malin e Zi: Kundër Kosovës nuk është ndeshje e zakonshme

Me 7 qershor Kosova do të ballafaqohet me Malin e Zi në Podgoricë, në një ndeshje që do të zhvillohet pa shikues, sepse Mali Zi është ndëshkuar nga UEFA për shkak të thirrjeve raciste të tifozëve në ndeshjen me Anglinë. Kanë mbetur me pak se një muaji para ballafaqimit mes Malit të Zi dhe Kosovës, të cilët janë në grupit A të kualifikuesve për Kampionatin Evropian në futboll.  Futbollisti nga Kosova, Fatos Beqiraj, është pjesë e kombëtares së Malit të Zi, i cili ka emocione të mëdha para kësaj sfide, sepse nuk do ta ketë lehtë të luajë kundër vendlindjes së tij.

Megjithatë pejani Beqiraj do të përgatitet maksimalisht dhe do të luajë si profesionist. Beqiraj luan për. Ekipin izraelit Maccabi Netanya, i cili për portalin e Malit të Zi “CDM”, ka thënë:  “Kundër Kosovës nuk do të jetë një ndeshje e zakonshme për mua, sepse luaj kundër vendit në të cilin jam lindur, familja ime jeton atje. Por, unë e shikoj ndeshjen në aspektin sportiv, do ta bëj më të mirën për të fituar.

Ne duhet ta marrim seriozisht Kosovën, sepse është organizuar në nivele të larta. Natyrisht, ne mund të fitojmë. Gjithashtu, do të jetë e bukur të udhëtojmë në Republikën Çeke pas fitores ndaj Kosovës”.  Kosova ka një barazim me Bullgarinë me rezultat 1:1 dhe renditet në vend të tretë me 1 pikë, kurse Mali i Zi është një pozitë më poshtë me një barazim si mysafir 1:1 me Bullgarinë dhe si vendas mundet me 5:1 nga Anglia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat