Futbollisti më i ri i Kosovës: Do të luaj për fanellën më të bukur në botë

Futboll

Futbollisti më i ri i Kosovës: Do të luaj për fanellën më të bukur në botë

Më: 9 maj 2019 Në ora: 15:35
Florent Hadergjonaj

Florent Hadergjonaj ka konfirmuar se ka pranuar ta përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare, duke këmbëngulur se gjithmonë ka qenë dëshira e tij të luajë për vendlindjen e vet.

Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi gjatë ditës së Hadergjonaj edhe zyrtarisht është pjesë e Kombëtares verdhekaltër pasi është pajisur me pasaportë të Kosovës dhe janë plotësuar të gjitha dokumentacionet.

24-vjeçari ka qenë pjesë e Kombëtares së Zvicrës U-20 dhe U-21, si dhe e ka bërë një paraqitje edhe për Kombëtaren seniore helvete, në një ndeshje miqësore, para se t’i bashkohej Kosovës.

Mbrojtësi anësor i Huddersfield Town, klubit që deri në këtë sezon bëri gara në Premierligë, shkroi në Facebook se është i gatshëm ta veshë fanellën më të bukur në botë tani.

“Përshëndetje të dashur miq. Dua që të ju njoftoj se tani sapo kam marrë pasaportën e Kosovës dhe jam gati që të luaj me fanellën më të bukur në botë”, shkroi ai.

Për t’iu bashkuar ekipit të Kosovës, Hadërgjonaj e ka marrë nënshtetësinë e Kosovës dhe tani është i gatshëm për ndeshjet e qershorit, me Malin e Zi dhe Bullgarinë. Që të dyja këto ndeshje do të zhvillohen si mysafirë.

“Dëshira ime gjithmonë ka qenë të luaj për vendlindjen time, mirëpo është dashur të vije momenti i duhur. Jam grumbulluar edhe nga Zvicra nga të gjitha grupmoshat deri në ekipin e parë. Nga tani, unë Florent Hadergjonaj jam një Dardan plus për trajnerin Bernard Challandes dhe do të jap gjithmonë maksimumin për Kosovën tone”, shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat