Tri finale për Prishtinën

Futboll

Tri finale për Prishtinën

Më: 9 maj 2019 Në ora: 16:33
Tri finale për Prishtinën

Tri finale për t’u kthyer pas 6 vitesh te titulli kampion. Prishtina, pas barazimit me Dritën në Gjilan, po përgatitet maksimalisht për ndeshjen me Llapin në “Fadil Vokrri”, ku kërkohet fitorja për të rritur mundësitë e një triumfi përfundimtar.

Kapiteni Armend Dallku, kapiteni i Prishtinës, e pranon se barazimi me Dritën e “nxori nga binarët” skuadrën kryeqytetase, por jo nga gara për titullin, ku në tri ndeshjet e fundit do të kërkohen vetëm tri pikët.

“Barazimi me Dritën pak a shumë “na ka nxjerrë nga binarët”, por edhe nëse do të fitonim, sërish do të ishim të detyruar për ta fituar takimin me Llapin dhe më pas me Feronikelin. Jemi të detyruar t’i fitojmë të trija ndeshjet e mbetura dhe po punojmë maksimalisht për këtë qëllim”, tha ai për Supersport.

Golin e parë në këtë sezon me Prishtinën, sulmuesi tiranas Mario Morina, e ka realizuar pikërisht ndaj Llapit, më “Fadil Vokrri”, në atë sukses në kohën shtesë.

“Ai gol ishte i veçantë, sepse ishte i pari me Prishtinën, u shënua në kohën shtesë dhe shërbeu për të marrë fitoren. Që pas atij takimi kemi patur një ecuri pozitive prej 12 fitoresh. Tani kemi dhe tri finale dhe fati është në dorën tonë. Duhet ta tregojmë veten dhe besoj do të kemi edhe mbështetjen e madhe të tifozëve.”

I bindur për fitoren ndaj Llapit është Armend Thaçi, një nga futbollistët me konsistentë e me shumë kontribut, sidomos në fazën mbrojtëse, në formacionin e Prishtinës.

“Kam besim te të gjithë lojtarët. Nëse luajmë si ndaj Dritës, besoj se do ta marrim fitoren”.

Prishtinës edhe në këtë takim do t’i mungojë për shkak lëndimi sulmuesi kryesor, Meriton Korenica, i cili ka rezultuar lojtari më efektiv i bardhekaltërve në këtë edicion me 11 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat