Zhgënjim i madh në Barcelonë

Futboll

Zhgënjim i madh në Barcelonë

Më: 9 maj 2019 Në ora: 16:39
Zhgënjim i madh në Barcelonë

Dështimi i radhës në Ligën e Kampionëve pritet të sjellë ndryshime në skuadrën e Barcelonës.

Zhgënjim i madh në Barcelonë. Mediat spanjolle, vetëm dy ditë pas eliminimit të turpshëm nga Liverpooli në Ligën e Kampionëve, pretendojnë se priten ndryshime të mëdha në ekop. Për atë që do të ndodhë me trajnerin Valverde dhe për largimet e blerjet që do të pasojnë.

Tashmë dihet se Frankie De Jong do t’i bashkohet katalanasve nga Ajaxi, me të cilin mund të udhëtojë edhe Matthijs de Ligt për të përforcuar mbrojtjen. 

Ëndrra mbetet Antoine Griezmann i Atletico Madridit, klauzola e të cilit pas 1 korrikut zbret nga 200 në 120 milionë euro. Një çmim ky i përballueshëm për një klub si Barcelona, që një shifra të frikshme ka shpenzuar për të marrë Coutinhon dhe Dembelen, por që nuk dhanë atë që pritej në këtë sezon.

Gjithashtu priten edhe shumë largime të disa prej lojtarëve që vlerësohen se nuk kanë cilësitë e duhura për të luajtur me Barcelonën por edhe ata që nuk kanë treguar shumë për këtë fanellë në vitet e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat