Conte në Inter? Mendoj se Spalletti do të qëndrojë

Futboll

Conte në Inter? Mendoj se Spalletti do të qëndrojë

Më: 9 maj 2019 Në ora: 18:32
Spalleti dhe Conte

Politano beson se Spalletti nuk do të largohet nga Interi për t’ia lëshuar vendin Conten.

Sulmuesi anësor i Interit, Matteo Politano, ka folur për “Sport Mediast” për sezonin e tij debutues dhe të skuadrës.

Politano ka folur edhe për mundësinë e largimit të Luciano Spallettit dhe ardhjen e mundshme të Antonio Contes.

“Conte? Nuk e kam takuar kurrë, por është një trajner i madh, shifrat flasin për të”, tha Politano.

“Gjithsesi, mendoj se Spalletti do të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm, ka një kontratë”.

“Jam i kënaqur me sezonin tim, edhe pse do të kisha dashur të shënoja më shumë për të ndihmuar skuadrën”.

“Do të kërkoj t’i bëj në këto tri ndeshje. Kur je te një ekip i madh si Interi është normale që kërkon të fitosh gjithmonë diçka, edhe pse nuk është e lehtë, por nga viti tjetër do të punojmë për këtë”.

Politano ka bërë 36 paraqitje për Interin në sezonin debutues, dhe ka shënuar 5 gola. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat