Kabashi: Fitorja ndaj Drenicës do të na jep pak qetësi

Futboll

Kabashi: Fitorja ndaj Drenicës do të na jep pak qetësi

Nga: Kemajl Goca Më: 9 maj 2019 Në ora: 19:12
Kabashi: Fitorja ndaj Drenicës do të na jepte pak qetësi

Flamurtari i Prishtinës dhe Drenica nga Skenderaj, kanë pikë të njëjta (38) në renditjen e tabelës së klasifikimit, por drenicasit janë në pozitën e shtatë shkaku i goldallimit më të mirë se “flamurtarët” që janë një pozitë më poshtë. Flamurtari dhe Drenica kanë nga 10 fitore, 8 barazime e 12 humbje. Flamurtari kësaj radhe si vendas nuk luan në stadiumin “Fadil Vokrri” por në “Xhemail Ibish” në Prishtinë.

Ndeshja luhet nesër në orën 16.00 dhe pritet me rivalitet të madh, në kuadër të javës së 31-të të elitës së futbollit. ‘Flamurtarët’ kanë përparësinë e fushës, kurse Drenica beson se do të kthehen të pamposhtur. Si njëra skuadër po ashtu edhe tjetra palë luftojnë për fitore, për të ikë sa më larg zonës së barazhit.  Futbollisti i Flamurtarit, Veton Kabashi, tha se kërkojnë pikë të plota. “Është një ndeshje me shumë rëndësi kundër Drenicës dhe një Flamurtar që ka kap formën e saj në kohën e duhur pas asaj krize të rezultateve”, tha Kabashi për gazetën kombëtare “Bota sot”.  

A jeni komplet dhe ku janë përparësitë e skuadrës tuaj? “Po, kemi një mungesë në mesfushë të Arbnor Zeqirit por ka edhe alternativa tjera që mund ta zëvendësojnë atë”, përgjigjet ai. Fitorja do ta qetësojë Flamurtarin. “Mendoj që fitorja ndaj Drenicës do të na jepte pak qetësi por kemi edhe dy lojë tjera, si dhe varet nga rivalet direkt sepse luajnë po ashtu me të njëjtin qëllim”, tha Kabashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat