Liverpool e transferon për 100 mln euro yllin e Realit

Futboll

Liverpool e transferon për 100 mln euro yllin e Realit

Më: 9 maj 2019 Në ora: 19:53
Jurgen Klopp

Liverpool po planifikon transferimin e yllit të Real Madrid, Marco Asensio.

‘The Reds’ mund të përmbyllin sezonin me dy trofe të fituar, atë dhe Premierligës dhe Ligës së Kampionëve.

Arritja deri në këtë fazë do t’iu sjellë të ardhura të mëdha skuadrës së Liverpool, të cilët mendojnë t’i shpenzojnë në afrimin e lojtarëve.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, Liverpool dëshiron transferimin e Marco Asensio nga Real Madrid.

Për shërbimet e yllit spanjoll, Liverpool do t’iu ofrojë ‘Los Blancos’ deri në 100 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat