Për herë të parë në historinë e futbollit evropian, kemi tre shqiptarë në finalet më të mëdha të Kontinentit të Vjetër. Xherdan Shaqiri me Liverpoolin janë në finalen e Champions League, ku me 1 qershor ndeshen me Tottenhamin!
Ndërkaq, mbrojtësi Shkodran Mustafi dhe mesfushori ofensivë Granit Xhaka me Arsenalin janë në finalen e Europa League! E jashtëzakonshme.
Arsenali e rrëzoi Valencinë në gjysmëfinalen e Europa League. Valencia edhe në Mestalla nuk kishte forcë ndaj Arsenalit dhe u mund me 4:2! Arsenali falë fitores edhe në takimin e parë në Emirates me 3:1 kualifikohet me rezultat të përgjithshm 7:3 në finalen e madhe, e cila luhet me 29 maj në Baku të Azerbajxhanit. Xhaka luajti titullar dhe Mustafi nga minuta e 71-të, duke u angazhuar maksimalisht dhe kontribuan në kualifikimin e madh.
Golat për Arsenalin i realizuan: Aubameyang (17', 69' e 89’), Lacazette (50") dhe për Valencinë shënoi Gameiro (11' e 58').
Arsenali përmes Europa League synon Champions League. “Topçinjtë” nëse fitojnë Europa League automatikisht shkojnë në Champions League për edicionin e ri. Prandaj, kurrë nuk ka pasur më shumë shqiptarë në finalet e mëdha të Evropës, me një Xherdan Shaqiri në finalen e Champions League dhe Granit Xhakën e Shkodran Mustafin në finalen e Europa League.