Arsenal në finale të Europa League

Futboll

Arsenal në finale të Europa League

Më: 9 maj 2019 Në ora: 22:58
Arsenal ka mundur Valencian

Arsenal është kualifikuar në finale të Ligës së Evropës për sezonin 2018/2019, duke e mundur Valencian në udhëtim me rezultat 2:4.

‘Gunners’ kanë arritur të fitojnë edhe në përballjen e dytë kundër spanjollëve të Valencias, në ndeshjen e kthimit në ‘Mestalla’.

Pas fitores 3:1 në ‘Emirates Stadium’, skuadra e Arsenal ka shënuar rezultat pozitiv edhe në ndeshjen e dytë, duke fituar 2:4 në Spanjë, për rezultatin e përgjithshëm 7:3.

Kevin Gameiro në minutën e 11’, kaloi në epërsi Valencian 1:0.

Arsenal arriti të rikthehej në lojë, duke barazuar në minutën e 17’ me anë të Pierre Emerick Aubameyang, ndërsa në minutën e 50’, Alexandre Lacazette, shënoi për 1:2.

Ishte përsëri Gamiero, që u shfaq për të shënuar për Valencian, për të barazuar në 2:2 rezultatin në minutën e 58’.

Në vazhdim të ndeshjes, Arsenal ia doli të gjente rrjetën e vendasve edhe dy herë përmes sulmuesit Aubameyang, që shënoi në minutat 69’ dhe 88’, për 2:4.

Kjo është hera e parë që pas 13 viteve Arsenal do të luajë një finale evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat