Kjo është skuadra që i ka mposhtur të katër finalistët e Evropës këtë sezon

Futboll

Kjo është skuadra që i ka mposhtur të katër finalistët e Evropës këtë sezon

Më: 10 maj 2019 Në ora: 00:27
Të gjithë finalistët në Evropë janë mposhtur nga Wolverhampton Wanderersi në sezonin aktual

Për herë të parë në histori, katër skuadra nga një ligë kanë siguruar finalet në dy top-garat evropiane, Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Liverpooli e Tottenhami do të takohen në finalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa Chelsea e Arsenali në Ligën e Evropës.

Përpos kësaj, interesante është edhe fakti që të gjithë finalistët në Evropë janë mposhtur nga Wolverhampton Wanderersi në sezonin aktual.

Skuadra e Premier Ligës i ka mposhtur Tottenhamin, Chelsean e Arsenalin në ligë, ndërsa Liverpoolin në FA Cup.

E veçanta tjetër është se ai që pritet të fitojë titullin në Premier Ligë, Manchester City, nuk përfshihet në këtë katërshe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat