Ronaldo “kryqëzon” Messi-n për eliminimin e Barças

Futboll

Ronaldo “kryqëzon” Messi-n për eliminimin e Barças

Më: 10 maj 2019 Në ora: 07:14
Lionel Messi

Pasi ishte inspirimi i fitores 3-0 në takimin e parë gjysmëfinal të luajtur në “Camp Nou”, Lionel Messi ishte i pafuqishëm për të ndalur përmbysjen e realizuar nga skuadrës së Jurgen Klopp në “Anfield”, që shfuqizoi avantazhin e Barcelonës falë fitores 4-0 në Angli.

Një triumph për të materializuar një nga përmbysjet më historike të Champions League. Eliminm ky i katalanasve që ka vënë nën akuzë trajnerin Ernesto Valverde, në rrezik për vendin e punës, ndërkohë që Luis Suarez dhe Philippe Coutinho kanë bërë autokritikë të rëndë.

Nga ana tjetër, Messi ka refuzuar të japë intervista pas ndeshjes dhe sipas raportimeve të mediave të huaja, është përleshur edhe me tifozët pas asaj disfate shokuese të Barcelonës. 

Një situatë kjo që ka detyruar legjendën braziliane, Ronaldo “Fenomenin” që të “kryqëzojë” argjentinasin Messi, duke e ngarkuar me përgjegjësi për këtë eliminim.

“Barcelona ka një ekip fantastik. Ata kanë futbollistin më të mirë në botë, Messi, gjithsesi ditën e kaluar dëgjova se humbja ishte për faj të Valverde dhe Coutinho, por kurrë faji i Leos”, u shpreh legjenda braziliane. 

“Përkundrazi, kur fitojnë, është Barcelona e Messit që triumfon. Është një padrejtësi e tmerrshme për të gjithë futbollistët dhe stafin”, akuzoi Fenomeni.

“Ndeshja? Intensiteti i Liverpool nuk ishte një surprizë për Barcelonën. Por atyre u mungoi pak fat. Takimi i parë ishte një ndeshje madhështore për Barcelonën me një performancë të jashtëzakonshme të Messit. Në ndeshjen e dytë Liverpool e hëngri Barcelonën me intensitet dhe dëshirë”, përfundoi braziliani, Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat