I frikësuar nga Messi, Coutinho e Suarez, Gerrard pranon: “U largova fshehurazi...!”

Futboll

I frikësuar nga Messi, Coutinho e Suarez, Gerrard pranon: “U largova fshehurazi...!”

Më: 10 maj 2019 Në ora: 09:20
Messi, Coutinho e Suarez

Steven Gerrard ka pranuar se është larguar fshehurazi nga “Anfield”, përpara përfundimit të ndeshjes mes Liverpool dhe Barcelona, teksa pranoi se nervat e tij kërcënonin ta tradhtonin në ato minuta finale të përmbysjes së madhe të “Të Kuqve” 4-0 ndaj katalanasve. 

“Ishte e pamundur të kontrolloja nervat e mia atë natë në Anfield. Duhet të largohesha patjetër përpara përfundimit të ndeshjes, menjëherë pasi bëmë 4-0. Kisha vajzën time 7-vjeçare me vete dhe përdora atë si justifikim për tu larguar, duke thënë se kishte shkollë të nesërmen”, deklaroi trajneri aktual i Rangers.

“Në të vërtetë isha unë dhe nervat e mia arsyeja e vërtetë e largimit para kohe. Zoti e di se çfarë po përjetonin vetë futbollistët. Nuk e di nëse do të isha në gjëndje ta përballoja nëse ndonjëri mes Coutinho, Suarez apo Messi do të më thyenin zemrën në ato momente të fundit të ndeshjes”, u shpreh Gerrard. 

“Prandaj vendosa të largohem nga atje, para se ndonjë gjë të shkonte keq”, pranoi legjenda e “Të Kuqve”, fitues i Champions League në vitin 2005 me Liverpool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat