Juventus ndërhyn, Klopp me pagë milioneri te Liverpool

Futboll

Juventus ndërhyn, Klopp me pagë milioneri te Liverpool

Më: 10 maj 2019 Në ora: 09:54
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp është pranë suksesit më të madhe me Liverpool, finalja e Champions League ndaj Tottenham dhe mund të çojë në “Anfield” trofeun më të rëndësishëm për klube.

Pas Klopp prej kohësh ka qenë Juventus, të cilët ishin duke pritur tërë kërshëri rezultatin e “Reds” në Champions, por ajo përmbysje ndaj Barcelonës ua ka prishur planet, sepse ishin duke tentuar që të merrnin trajnerin gjerman në vend të Massimiliano Allegri.

“Calciomercato” bën me dije se situata tek Liverpool tashmë ka ndryshuar dhe për Klopp do të ketë një ofertë tjetër për të rinovuar kontratën e tij, në mënyrë që të shmangin zërat e largimit të tij nga “Reds”.

Plot 10 milionë euro në sezon, plus bonuse, për plot 5 vite do jetë kontrata e re e gjermanit, sipas medies italiane, që bën me dije se tani Allegri do të konfirmohet si trajner i “Zonjës së Vjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat