Harrojeni de Ligt, Barcelona drejt finalizimit për 120 milionëshin

Futboll

Harrojeni de Ligt, Barcelona drejt finalizimit për 120 milionëshin

Më: 10 maj 2019 Në ora: 09:56
Ilustrim

Barcelona është vënë në lëvizje në merkato pas eliminimit të turpshëm nga Liverpool në gjysmëfinalen e Champions League.

Ndër emrat më të nxehtë kohët e fundit ka qenë Matthijs de Ligt, mirëpo gazeta franceze “Le Parisien”  ka bërë me dije se Antoine Griezmann po hedh hapa të rëndësishëm drejt klubit katalanas.

Vetëm një vit pasi rinovoi kontratën me Atletico Madrid dhe refuzoi kalimin në Katalonjë, sulmuesi francez ka vendosur për të bërë një prapakthehu dhe tani Barça është më e gatshme për ta afruar 27-vjeçarin, duke parë formën e dobët të Philippe Coutinho.

Media në fjalë ka zbuluar se Griezmann është gati të pranojë ulje page për të veshur fanellën “blaugrana”, duke qenë se me kontratën e re tek Atletico Madrid përfiton 23 milionë euro në sezon, një shumë goxha e lartë.

Klauzola e largimit të tij është 200 milionë euro, por në qershor kjo shifër zbret me 120 milionë. Këtë klauzolë pritet ta paguajë Barcelona dhe për lojtarin do të ketë kontratë 4-5 vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat