Gjithçka nisi nga Shqipëria

Futboll

Gjithçka nisi nga Shqipëria

Më: 10 maj 2019 Në ora: 10:14
Paolo Tramexani

Paolo Tramexani është tashmë kampion i Qipros me Apoel Nikosinë dhe në Itali kanë kthyer vëmendjen trajneri italian. Ish-ndihmësi i De Biazit te kombëtarja jonë tregon për eksperiencën e kaluar në Shqipëri, por jep edhe emrat se nga kush frymëzohet.

“Në jetë shpesh më kanë thënë të vazhdoj, por kush ishin vërtetë ata që më bën realisht të ecja përpara? Kur isha në Shqipëri arritëm të shkonim në Europian. Sfidat e nisura nga fillimi më pëlqejnë. Vetëm të provosh është mënyra më e mirë për të mësuar. I detyrohem përvojës sime që jam duke bërë mirë.”, tregon Tramexani për “Tuttomercatoweb”.

“Modeli im si trajner në Itali është Gasperini. Për të huajt mund të them Klop, është i shkëlqyer. Mendoj se Atalanta do ta ruaj vendin e katërt për Champios, bëj tifo për ta. Ndërsa në në Europë shpresoj që Ligën e Kampionëve ta fitoo Totenhemi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat