Neymar suspendohet për tri ndeshje pasi goditi një tifoz

Futboll

Neymar suspendohet për tri ndeshje pasi goditi një tifoz

Më: 10 maj 2019 Në ora: 13:03
Neymar

Sulmuesi brazilian ka pasur një tjetër sezon me shumë telashe te PSG.

Neymar u suspendua me tri ndeshje për sulmin ndaj një tifozi, në përfundim të finales së Kupës së Francës ndaj Rennes.

Kjo do të thotë se sulmuesi brazilian nuk mund të jetë në dispozicion të trajnerit Thomas Tuchel për tri ndeshjet e fundit të kampionatit, ndaj Angers, Dijon dhe Reims.

Neymar mbyll kështu një sezon për t’u harruar me PSG, ku luajti rregullisht vetëm gjatë fazës së parë të kampionatit, pasi në shkurt pësoi një lëndim të rëndë në kavilje, që e mbajti për disa muaj jashtë.

Rikthimi në fushë rezultoi i pafat, pasi humbi edhe finalen në Kupës së Francës, pasi më parë ishte eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe Kupa e Ligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat