“Grua, më fal!”, mesazhi spektakolar i tifozit të Tottenhamit para finales!

Futboll

“Grua, më fal!”, mesazhi spektakolar i tifozit të Tottenhamit para finales!

Më: 10 maj 2019 Në ora: 13:41
Tifozet

Futbolli anglez është në majën e botës në këtë moment, në çdo drejtim, ndërsa tifozët janë vënë në garë për të siguruar ndonjë biletë për në Madrid apo Baku, ku luhen dy finalet e mëdha.

Natyrisht, për çdo tifoz udhëtimi dhe bileta për në vendet ku luhen finalet kanë një kosto të konsiderueshme dhe jo të gjithë mund t'i përballojnë.

A e vrasin mendjen anglezët? As që bëhet fjalë: udhëtim, bileta, birra, të gjitha janë gjëra të vogla krahasuar me kënaqësinë e të qenit në një takim me historinë.

Kështu, një tifoz i Tottenhamit, i intervistuar nga Sky Sport, ka pasur një mesazh fantastik për bashkëshorten e tij: "Dua vetëm t'i them gruas sime: Më fal që po ta them, por llogaria jonë bankare do të përdoret rëndshëm, ndaj po pe disa mijëra euro mangut, ki parasysh që kjo është një mundësi që na vjen vetëm një herë në jetë! Këtë vit mbush 60 vjeç dhe nuk e kam parë kurrë ekipin tim të luajë në finalen e Champions League, ndaj do jem atje në çdo mënyrë, edhe nëse do më duhet të grabit një bankë!".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat