Ranieri do të largohet nga Roma në fund të sezonit

Futboll

Ranieri do të largohet nga Roma në fund të sezonit

Më: 10 maj 2019 Në ora: 14:01
Claudio Ranieri

Ish-trajneri i Chelseat, Leicester Cityt dhe Fulhamit, Claudio Ranieri, ka bërë të ditur se do të largohet nga pozita e trajnerit të Romës në fund të këtij sezoni.

Trajneri italian e mori detyrën e drejtimit të Romës në mars të këtij viti, pasi u shkarkua nga pozita e trajnerit të Fulhamit në shkurt.

67-vjeçari e drejtoi Romës edhe gjatë viteve 2009-2011, si dhe e kishte filluar karrierën e tij si futbollist profesionist në vitin 1973.

“Unë erdha në Romë sepse kur e mora telefonatën nga Roma, si tifoz, reagova me shumë emocione dhe dëshirë për t’iu ndihmuar atyre”, ka thënë Ranieri.

“Puna e tij këtu do të vazhdojë deri në fund të sezonit. Kur këto tri ndeshje të përfundojnë, edhe puna ime këtu do të marrë fund”.

Ranieri i ka fituar vetëm katër nga nëntë ndeshjet e tij si trajner i Romës. Klubi renditet në pozitën e gjashtë në tabelën e Serisë A, tri pikë prapa Atalantas në vend në katërt, në garën për t’u kualifikuar në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Ranieri, arritja më e madhe e së cilit erdhi në vitin 2016 kur arriti ta fitojë titullin e Premierligës me Leicester Cityn, i ka drejtuar edhe skuadrat e Interit, Valencias dhe Napolit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat